Kjo nuk pritej! Selena Gomez rruan kokën dhe duket kaq trendy (FOTO) – AlpeGossip
Kjo nuk pritej! Selena Gomez rruan kokën dhe duket kaq trendy (FOTO)

Kjo nuk pritej! Selena Gomez rruan kokën dhe duket kaq trendy (FOTO)

Selena Gomez i ka befasuar të gjithë me ndryshimin e fundit në pamjen e saj. Ajo është dalluar gjithmonë për thjeshtësinë e saj në pamje, por kësaj radhe ka vendosur të eksperimentojë dhe të guxojmë pak me tepër se sa herët e tjera.

Në dy foto të postuara në Instgaram, ish-ylli i Disney iu ka treguar fansave të saj modelin e ri të flokëve. Gomez shfaqet me flokët e rruajtura në pjesën e fundit të qafës, ndërkohë që pjesën tjetër e ka kapur gërshetë.

Në këto foto bie në sy edhe tatuazhi i saj me shkronja romake që përkthehet me shifrën 1976, viti i lindjes së nënës së saj.

“Gjithmonë ka nevojë për ndryshim”, ka shkruar Selena në përshkrimin e fotos.

 

Kujtojmë që e vetmja herë kur Selena ka eksperimentuar me pamjen e saj ka qenë në “American Music Awards”, ku u shfaq në tapetin kuq me flokë të shkurtra bionde, një ndryshim që nuk zgjati për shumë kohë.