Komentuesja “tradhëton” Vilma Mashën/ I zbulon emrin e partnerit moderatores (FOTO) – AlpeGossip
Komentuesja “tradhëton” Vilma Mashën/ I zbulon emrin e partnerit moderatores (FOTO)

Komentuesja “tradhëton” Vilma Mashën/ I zbulon emrin e partnerit moderatores (FOTO)

Moderatorja Vilma Masha i ka dhënë fund beqarisë së saj. Bukuroshja u martua ditën e shtunë në taracën e Bashkisë së Tiranës dhe ka preferuar ta mbajë sekret emrin e të shoqit, por nuk ka shkuar gjithçka siç mendonte ajo.
Personazhet publikë shpesh herë kanë të dëshirë ta mbajnë larg kamerave jetën e tyre private por ndonjëherë është shumë e vështirë, sidomos kur martohesh. Moderatorja sportive Vilma Mashai ka dhënë fund beqarisë një ditë më parë. Në një ceremoni të organizuar nga Bashkia e Tiranës, Masha ka bërë betimet me partnerin e saj.

Këtë të fundit moderatorja ka dashur ta mbajë sekret, pasi siç është shprehur vetë Vilma ‘nuk i përket botës së spektaklit’. Gjithsesi shumë të ftuar në dasmën e moderatores kanë shprehur urimet duke komentuar në foton e publikuar nga vetë ajo. Dhe njëra prej tyre, mesa duket e ka harruar ‘premtimin’ dhe ka shkruar: “Te trashegoheni Vilma dhe Dori !Ju uroj nje jete te mrekullueshme, sikurse jeni dhe ju te dy !”

Komenti i bërë në foton e Vilma Mashës
Dhe në postimet e bëra në rrjetet sociale, kemi arritur të shohim vetëm një pjesë të fytyrës së Dorit.