DO KETË BASHKËPUNIM MES TYRE? Muzikanti i famshëm ndjek në Instagram Luana Vjollcën – AlpeGossip
DO KETË BASHKËPUNIM MES TYRE? Muzikanti i famshëm ndjek në Instagram Luana Vjollcën

DO KETË BASHKËPUNIM MES TYRE? Muzikanti i famshëm ndjek në Instagram Luana Vjollcën

Luana Vjollca është një ndër emrat më të ndjekur dhe të komentuar të botës së showbiz-it shqiptar.

Mesa duket fama e saj i ka kaluar kufijtë pasi së fundmi ka qenë artisti me famë botërore, Timbaland që e ka ndjekur bukuroshen në “Instagram”.

Dhe nëse bëni një xhiro nga llogaria e Instagramit të tij do shihni se ai ndjek Luanën dhe ajo atë, po ashtu!

 

Kujtojmë se Timbaland është autor i shumë HIT-eve si “The Way I Are”, “Morning after dark” ft Nelly Furtado, “Apologies” ft OneRepublic, “Carry Out” ft Justin Timberlake e shumë e shumë hite të tjera.

Ai nuk është i vetmi pasi moderatoren shqiptare e kanë ndjekur po ashtu emra të të tjerë të njohur si, Lele Pons, Guaynaa, T-Pain, Topic I HIT-it “Breaking Me” e shumë artistë me të cilët edhe ka bashkëpunuar, kanë ndjekur moderatoren e njohur shqiptare në Instagram.

Për një kohë të gjatë Luana Vjollca ka qëndruar larg muzikës, për shkak të angazhimeve profesionale me emisionin “Shiko kush luan”. Këtë të fundit e përfundoi me sukses pak muaj më parë dhe tashmë fokusi kryesor i Luanës është muzika. Këngëtarja dhe moderatorja e njohur po bëhet gati për këngën e re dhe xhirimet kanë nisur.

Së bashku me ekipin e saj, bukuroshja u shfaq duke punuar buzë detit dhe mesa duket ajo ka gati projektin e ri muzikor. U zbulua po ashtu se pjesë e performancës do jenë dy balerinë të njohur dhe ky detaj ka nxitur dhe më shumë kureshtjen e fansave