Ai është një nga këngëtarët e njohur në vendin tonë, i cili gjithmonë tërheq vëmendjen me batutat dhe deklaratat e ndryshme që bën në intervista dhe në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Kastro Zizon, i cili i ftuar në emisionin ‘Thumb’ ka habitur me veprimin tij.
Shumë personazhe të njohur të showbizit shqiptar kanë dërguar videot e tyre përshëndetëse për episodin e fundit të emisionit ‘Thumb’. Njëri ndër tyre ishte edhe Kastro, i cili gjatë momentit që ka bërë xhirimin e videos ja ka futur vetes me shpullë.
“Hej hej, ‘Thumb’ sezoni mbaroi pushimet do ti kaloj mu në hale të gomerëve,” ka thënë Kastro teksa ka gjuajtur veten me një shpullë në fytyrë.