“VARROSET” SHERRI MES REPEREVE/ Cardi B dhe Nicky Minaj nuk do dhurojnë më show (FOTO) – AlpeGossip
“VARROSET” SHERRI MES REPEREVE/ Cardi B dhe Nicky Minaj nuk do dhurojnë më show (FOTO)

“VARROSET” SHERRI MES REPEREVE/ Cardi B dhe Nicky Minaj nuk do dhurojnë më show (FOTO)

Duket e pabesueshme por Nicki Minaj dhe Cardi B i kanë dhënë fund sherrit të tyre që po vijon prej javësh.

Vetëm një ditë më parë, gjërat dukeshin tepër të acaruara mes tyre, a thua se plasi lufta e tretë botërore.

Reperet rivale reaguan me një sërë komentesh në rrjetet sociale pas një interviste që dha Nicki për Queen Radio.

Natyrisht, Cardi publikoi në Instagram rreth një milion video të vetes duke sulmuar Nicki-n, që kulmuan me kërcënimin e saj për ta paditur për “shpifje”.

Ndodhën kaq shumë gjëra brenda një dite dhe kaq ishte. Lajmi i mirë është se Nicki dhe Cardi janë po aq të lodhura sa edhe ne të tjerët nga ky sherr dhe do të bëjnë një pushim.

Nicki publikoi në Twitter një mesazh përmes të cilit varrosi sherrin:

“Ok djema, le të përqendrohemi në gjëra pozitive nga sot e tutje. Të gjithë jemi të bekuar. E di që këto gjëra janë zbavitëse dhe për të qeshur për shumë njerëz, por unë nuk do të diskutoj më këto gjëra të pakuptimta.

Faleminderit për mbështetjen dhe inkurajimin, vit pas viti. Ju dua!”

Më pas Cardi publikoi statusin e rivales së saj dhe shkroi: Mirë atëherë, le të jemi pozitivë dhe të vazhdojmë”!

Me sa duket kaq ishte! S’ka më show!