‘Të premtoj se do të dua dhe do të mbroj’, Olta Boka jep lajmin e gëzueshëm – AlpeGossip
‘Të premtoj se do të dua dhe do të mbroj’, Olta Boka jep lajmin e gëzueshëm

‘Të premtoj se do të dua dhe do të mbroj’, Olta Boka jep lajmin e gëzueshëm

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, prej vitesh pjesë e skenës shqiptare, pjesëmarrje në disa festivale, me këngë që janë kthyer në hite dhe aktive me videoklipe, Olta Boka ka dhënë një lajm të gëzueshëm me anë të një postimi në “Instastory”.

Olta shihet duke mbajtur një bebe në krahë teksa shumë e lumtur shkruan se dje është bërë hallë.

Këngëtarja i premton nipit se do ta dojë e do të kujdeset gjithmonë për të teksa zbulon edhe emrin e tij të veçantë, Morin.

“Mirëserdhe në këtë botë, Morin i vogël. Jam halla më e lumtur. Premtoj se do të të dua, do të mbroj dhe do jem shoqja jote e ngushtë”, shkruan Olta në foton e mrekullueshme.