BASHKËSHORTJA E "OSMANIT" KA DITËLINDJEN/ Aktori i bën surprizën e ëmbël - AlpeGossip
BASHKËSHORTJA E “OSMANIT” KA DITËLINDJEN/ Aktori i bën surprizën e ëmbël

BASHKËSHORTJA E “OSMANIT” KA DITËLINDJEN/ Aktori i bën surprizën e ëmbël

Burak Ozçivit është jo vetëm një talent i kinematografisë turke dhe një nga aktorët më të paguar, por edhe një familjar shumë i përkushtuar ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij. Bashkëshortja e Burakut, Fahriye Evcen festoi dje ditëlindjen dhe në këtë ditë të rëndësishme mori një surprizë shumë të ëmbël. Ndonëse i zënë me xhirimet e serialit “Osmani”, Burak e surprizoi bashkëshorten me një tortë në të cilën ishte vendosur foto e saj me djalin e tyre. “Sa më shumë vite të lumtura si familje”-shkruhej në tortë.

Surprizën e tregoi vetë Fahriye me një postim në Instagram duke i shprehur dashurinë publikisht Burakut. “Të dua zemra ime”-shkruajti bukuroshja turke.