KUJDES! Zbuloni 10 arsye pse një grua mund t’ju braktisë edhe nëse është e dashuruar me ju – AlpeGossip
KUJDES! Zbuloni 10 arsye pse një grua mund t’ju braktisë edhe nëse është e dashuruar me ju

KUJDES! Zbuloni 10 arsye pse një grua mund t’ju braktisë edhe nëse është e dashuruar me ju

Ndonjëherë në një lidhje ndodh që të ketë shumë keqkuptime. Nëse disa situata bëhen të përsëritshme, lidhja mund të marrë fund edhe nëse ka dashuri në mes. ‘Bright Side’ ka sjellë disa raste që mund të ndikojnë negativisht në lidhjen tuaj.

Ajo ndihet se nuk mund të mbështetet tek ju
Edhe femrat që duan të jenë të lira, kanë nevojë për dikë që janë të sigurta që e kanë mbështetjen e tyre. Kjo ndodh sidomos në disa periudha të vështira të jetës së një femre, si përshembull shtatzënia.

Ajo është lodhur nga plotësimi i kërkesave tuaja
Të jesh në formë të mirë, të gatuash ushqime të mira, të lexosh libra dhe të kesh marrëdhënie të mirë me miqtë e të dashurit, duket si një listë shumë e gjatë.

Nuk ndihet sikur është e vetmja
Nuk bëhet fjalë vetëm për tradhëti. Një femër ka nevojë të ndjejë që ju e doni dhe që nuk i hidhni sytë asnjë femre tjetër.

Ajo është lodhur nga kontrolli i tepërt dhe mungesa e besimit
Të kalosh një javë të tërë duke kërkuar leje për të kaluar kohë me shoqërinë tënde dhe t’i përgjigjesh mesazheve të tij gjatë gjithë kohës kur keni dalë, është një gjë shumë stresuese. Gjithashtu të shpjegosh çdo gjë që ndodh në rrjetet e tua sociale, nuk është shenjë e një lidhje të shëndetshme.

Nuk mbështesni idetë e saj
Nëse jeni gjithmonë jo në humor të mirë dhe gjithmonë keni mendime negative në lidhje me idetë e reja të saj, atëherë do vijë një moment kur ajo do largohet nga ju.

Jeni nga dy botë shumë të ndryshme
Në fillim të lidhjeve, rrëmbehemi shumë shpejt dhe nuk i mendojmë me qetësi disa gjëra. Injorojmë familjen e partnerit, çfarë miqsh ka, edukimin, etj. Pasi kalon një kohë e caktuar, kuptojmë që shokët e tij janë njerëz që nuk do i flisnit kurrë, apo se familja e saj është e padurueshme.

Jeni shumë ‘fëmijë’
Ajo do të krijojë një familje me ju, ndërsa ju parapëlqeni të kaloni më shumë kohë me miqtë. Këto janë krahasime të vogla, por në përgjithësi femrat nuk duan të krijojnë familje me djem të parritur.

Ajo jep dashuri, por nuk merr asgjë në shkëmbim
Nëse jepni dashuri pa marrë asgjë në shkëmbim, nuk është shenjë e një lidhje të shëndetshme. Kjo mund të sjellë një ndarje, pasi kjo situatë mund të bëhet e lodhshme.

Nuk është e sigurt nëse e dini se çfarë doni
Asnjë femër nuk do të donte të krijonte diçka me një person që nuk ka një plan të caktuar. Nuk mund të qëndrosh me dikë që ndërron mendje shumë shpesh.

Planet e juaja për të ardhmen nuk janë të njëjta
Të dy e dini çfarë kërkoni, por problemi qëndron se planet tuaja nuk janë të njëjta. Ajo sapo ka mbaruar një shkollë dhe është në kërkim të një pune, ndërsa ju nuk keni ndërmend të lëvizni nga qyteti dhe po mendoni të ndërtoni diçka jo shumë larg nga shtëpia e prindërve të tu./revistawho.com