“Ti je zemra ime!” Alketa Vejsiu mesazh emocionues për personin e saj special (FOTO) – AlpeGossip
“Ti je zemra ime!” Alketa Vejsiu mesazh emocionues për personin e saj special (FOTO)

“Ti je zemra ime!” Alketa Vejsiu mesazh emocionues për personin e saj special (FOTO)

Moderatorja simpatike Alketa Vejsiu mbylli këtë të hënë sezonin e parë të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”. Një bashkëpunim i suksesshëm midis moderatores Alketa Vejsiu dhe regjisores Vera Grabocka.

Prej vitesh dyshja e njohur kanë sjellë së bashku emisione të suksesshme, të cilët kanë ngelur në kujtesën e publikut shqiptar. Mirëpo ndërkohë që numërohen 19-vite bashkëpunim midis tyre, Alketa Vejsiu ka bërë një dedikim emocionues për regjisoren e njohur.

“Ti je zemra ime Vera Grabocka, 19 vite së bashku. Ajo është e vetmja grua që mund të vesh një xhaketë lëkure me më shumë hijeshi se një grua me gjysmën e moshës së saj”, ka shkruar Alketa krahas fotos ku shfaqet duke puthur regjisoren Vera Grabocka.

Kujtojmë që Alketa Vejsiu nuk ngurron që në çdo moment të shprehi vlerësimin dhe falënderimin e madh që ka për regjisoren e njohur, Vera Grabocka.

“Vera faleminderit”, është shprehja që moderatorja simpatike thotë në çdo spektakël që ajo moderon.