KËTË NUK E PRISNIM/ Alfio zbulon talentin e fshehur të Fatmës (FOTO) – AlpeGossip
KËTË NUK E PRISNIM/ Alfio zbulon talentin e fshehur të Fatmës (FOTO)

KËTË NUK E PRISNIM/ Alfio zbulon talentin e fshehur të Fatmës (FOTO)

Shefi i kuzhinës Alfio Rrotani dhe moderatorja simpatike, Fatma Methasani, janë çifti më i ri i konfirmuar në ‘showbiz-in’ shqiptar. Pas 2 vitesh lidhje ata vendosën të ndajnë me publikun lajmin e bukur, vetëm pak javë më parë.

Teksa lajmi u përhap shumë shpejt, të gjitha vajzat filluam të mendonin sa me fat është Fatma që ka partnerin kuzhinier dhe ai mund t’i gatuajë çfarë të dojë ajo. Por me sa duket moderatorja e ka shumë pasion gatimin dhe shpesh herë ajo gatuan për  të dashurin e saj.

Këtë e ka zbuluar Alfio nëpërmjet një përgjigjeje në ‘Instastory’. Fansat e kanë pyetur nëse i gatuan të dashurës dhe ai ka thënë se është Fatma ajo që gatuan më shumë.

“Jo Fatma më gatuan mua. Është shumë e talentuar”,- shkruan Alfio.