‘Të frysh buzët pa rënë në sy, të gjesh një burrë me lek’: Terapia e VIP-ave te Topi – AlpeGossip
‘Të frysh buzët pa rënë në sy, të gjesh një burrë me lek’: Terapia e VIP-ave te Topi

‘Të frysh buzët pa rënë në sy, të gjesh një burrë me lek’: Terapia e VIP-ave te Topi

Nuk të rastis shpesh të mendosh sa jetë të lodhshme kanë VIP-at, deri në momentin që sheh promon e “Big Brother VIP”, reality show-t që pritet të fillojë së shpejti në Top Channel, ku protagonistë do të jenë personazhet publike.

“Të përndiqesh nga portale, të bësh selfie me fansat, të shkosh në palestër, të zgjedhësh madhësinë e gjoksit, të frysh buzët pa rënë në sy, të bësh thonjtë, të xhirosh gomat aty ku nuk lejohet, të gjesh një burrë me lek, t’ja nisësh nga e para…” e shumë peripeci të tjera që përsonazhet publike kalojnë, janë thënë me një frymë nga Ledion Liço në promon e spektaklit.

Mbyllur me ‘ata meritojnë një vend ku të qetësohen, larg kamerave’. Dhe ky vend do të jetë pikërisht shtëpia e Big Brother.

Gati??? #bbvipalbania

A post shared by Ledion Lico (@ledionl) on

Formati i Big Brother që mban izoluar për 100 ditë njerëz të zakonshëm, njihet si një formulë e suksesshme për të nxjerrë nga vetja, apo në origjinë, konkurrentët, ca nga mbyllja, ca nga presioni i kamerave. Po me VIP-at ç’mund të ndodhë, as nuk duam ta imagjinojmë!