E PABESUESHME/ Bllokohet në minierë me këmbë të thyera dhe i rrethuar nga gjarpërinjtë - AlpeGossip
E PABESUESHME/ Bllokohet në minierë me këmbë të thyera dhe i rrethuar nga gjarpërinjtë

E PABESUESHME/ Bllokohet në minierë me këmbë të thyera dhe i rrethuar nga gjarpërinjtë

Një burrë në Arizona ka mbijetuar për dy ditë i bllokuar në një gropë të braktisur të një miniere i rrethuar nga gjarpërinjtë.

Ai ka vrarë të paktën tre prej tyre gjatë kësaj kohe, ndërsa priste zbuluesit.

John Waddell, 62 vjeç, po hynte në një minierë ari prej 30 metrash, kur pajisjet e tij u këputën, tha një mik që e gjeti atë.

Z. Waddell theu të dyja këmbët dhe mbijetoi për 48 orë pa ushqim ose ujë, thanë zyrtarët, citon BBC.

Ekipet e emergjencës punuan për më shumë se gjashtë orë për ta larguar atë nga miniera e braktisur dhe për ta çuar në spital.

Terry Schrader, mik i viktimës, u tha medias lokale se z. Waddell e kishte lajmëruar të hënën se do të hynte në minierë për të kërkuar ar dhe metale të çmuara, duke e porositur që ta kërkonin nëse nuk kthehej të martën.

Ekzistojnë 13 lloje gjarpërinjsh në Arizona, sipas zyrtarëve shtetërorë të kafshëve të egra.

“Rattlesnakes” kanë helm që mund të vrasin një të rritur me vetëm një pickim.