BABA PËR HERË TË TRETË/ Gena jep lajmin e bukur (FOTO) – AlpeGossip
BABA PËR HERË TË TRETË/ Gena jep lajmin e bukur (FOTO)

BABA PËR HERË TË TRETË/ Gena jep lajmin e bukur (FOTO)

Këngëtari shumë i dashur për publikun dhe shumë i suksesshëm, Gena ishte i ftuar sot në “Mirage” ku gjatë emisionit dha lajmin e bukur se po planifikon të bëhet baba për herë të tretë dhe këtë herë pas 2 vajzave, do donte të kishte një djalë.

“Do doja t’i kisha edhe 10 kalamaj sepse fëmijët janë pjesa më e bukur jetës. E kemi në plan së shpejti. Është Zoti ai që do na i bëjë të mundur fëmijën që të vijë në jetë. Pres me padurim që të kem një fëmijë.

Do më pëlqente të kisha një djalë sepse dy vajza i kam dhe dihet që djali duhet se lë dhe mbiemrin, vajza është derë e botës, ta marrin vajzën të tjerët. Do kisha shumë dëshirë të kisha djalë, pse jo dhe 2. Pavarësisht se djemtë janë dhe problematik, vajzat janë më të mira. Edhe bashkëshortes i pëlqen të kemi një djalë”, u shpreh Gena.