Gjatë vitit që lamë pas një sërë trendesh që i kishim harruar u rikthyen sërish në modë. Duket se edhe këtë vit do të vazhdojmë në të njëjtën situatë.
Vajzat e njohura sapo na kanë prezantuar me trendin më të njohur të viteve ’90, që nduket se do të mbizotërojë sërish në 2019. Chrissy Teigen ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi në të cilën shfaqet me një shirit në kokë në ngjyrë të zezë.
Ky aksesor është përdor shumë përgjatë viteve ’90, duke qenë se është shumë praktik. Përpara Teigen, Gigi Hadid është shfaqur e para me një shirit të tillë në kokë gjatë sfilatës në ‘New York Fashion Week’ në shkurt të 2018.