Pas deklaratës së Einxhel Shkirës tek “Rudina”, kanë reaguar Kejvina dhe Oriola. Einxhel u shpreh se i mbështet femrat dhe se i ka falur dy modelet. Ndërsa Kejvina postoi një status në Instastory ku shprehet se Einxhel është e kundërta dhe se “ajo ka ndërhyrë tek një projekt i saj për t’i prishur punë”. Pas Kejvinës ka reaguar edhe Oriola Marashi. Modelja thekson të njëjtën gjë duke u shprehur se sipas saj Einxhel nuk është feministe.
“U lodha me femrat që gjoja i bëjnë jehonë “fuqizimit të fermave” ndërkohë që sulmojnë femra të tjera. Je aq false për fuqizimin e femrave saqë është e shpifur ta shohësh. Oh zemër qepe!”, shkruan Oriola.
Ndërsa Kejvina shkruante: “Hahahaha moj Einxhel Shkira, ça na qenke ti moj? Feministe? Beson me të vërtetë në ato budalliqe që ke thënë? Mos më detyro të postoj ca mesazhe që tregojnë komplet të kundërtën e asaj që ke thënë. Ti s’di punë tjetër o vajzë e dashur përveçse të merresh me jetën e të tjerëve dhe të fusësh intriga e të xhelozosh çdo gjë të bukur. Si të projekti im që ke futur hundët për të prishur punë. Ndërkohë që me mua haje, pije dhe rrije, ça është kjo mbështetje? Mos u shtir zemër, tregoi publikut se kush je në të vërtete”, shkruan Kejvina.