Muç Nano PROVOKON sërish: Nuk ka ku*va në këtë botë, sepse kjo… (VIDEO) – AlpeGossip
Muç Nano PROVOKON sërish: Nuk ka ku*va në këtë botë, sepse kjo… (VIDEO)

Muç Nano PROVOKON sërish: Nuk ka ku*va në këtë botë, sepse kjo… (VIDEO)

“Nuk ka k***a në këtë botë”, kështu titullohet shfaqja që do të ngjisë në skenën e Teatrit Eksperimental gazetari dhe publicisti Mustafa Nano.

Titulli që ai i ka vendosur shfaqjes ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale dhe nuk ka kaluar pa u komentuar. I ftuar sonte në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Nano zbuloi detaje nga shfaqja teksa tha se në mënyrë artistike përmenden edhe emra personazhesh shumë të njohur publikë.

“Unë jam me idenë që termi k***ë është bërë në një botë të dominuar nga burrat, maskiliste dhe patriarkale. Kam përshtypjen që kjo do të vazhdojë edhe për shumë kohë sepse bota vijon të mbetet patriarkale sado që po fiton terren edhe gruaja. Edhe në vendet më të avancuara ka mbeturina patriarkale. Dhe në këtë botë të sunduar nga burrat është shpikur ky term që i’u volit burrave”, tha Nano