Gazetarja shqiptare dhuron kërcim EROTIK, plas SHERRI në “DWS”: Kujdes me TUBAT… – AlpeGossip
Gazetarja shqiptare dhuron kërcim EROTIK, plas SHERRI në “DWS”: Kujdes me TUBAT…

Gazetarja shqiptare dhuron kërcim EROTIK, plas SHERRI në “DWS”: Kujdes me TUBAT…

Nëse mendoni se keni parë mjaftueshëm kërcime të nxehta në spektaklet shqiptare, ju siguroj që gaboheni.

Nata e sotme e “Dancing With The Stars Albania”, padyshim që do të lërë pa fjalë të gjithë dashamirësit e kërcimit, por jo vetëm. Gara më e madhe e kërcimit në Shqipëri në çdo puntatë të saj ka dhuruar spektakël, dhe mesa duket nuk ka qenë aspak e mjaftueshme, pasi një nga numrat që ndezi skenën, ishte kërcimi i moderatores dhe gazetares Aulona Musta me balerinën Isida.

Dhe do mendoni pse dy femra, dhe jo me partnerët përkatës? Kjo ishte surpriza e produksionit për të gjithë konkurentët e “Dancing With The Stars” të cilët kërcyen jo me partnerët e përhershëm, por me balerinët e konkurentëve të tjerë.

Vajzat i lanë të gjithë gojë hapur duke kërcyer fillimisht tek tubi.

Më pas kërcimi vazhdoi me poza super seksi e sparkata.

Me mbarimin e kësaj performance plasi sherri pasi Aulona u shpreh e pakënaqur që anëtari i jurisë, Alfred Kaçinari nuk e ka vlerësuar kurrë me 10.

Aulona u shpreh se e meriton 10-ën dhe tregoi që kur shkon në shtëpi i sheh kërcimet me detaje, por nuk gjen gabime.

Më pas kërcimi i moderatores Aulona Musta me partneren Isida ka ngjallur reagime të shumta në radhët e jurisë, pasi koreografia përmbante shumë skena të nxehta. Anëtarët e jurisë Julian Deda, dhe Alfred Kaçinari nuk e vlerësuan aspak kërcimin e dy vajzave, ndërsa dy anëtarët e tjerë Ema Andrea dhe Ilir Shaqiri dhanë vlerësime pozitive.

Ndërkohë, Jul Deda u shpreh se kërcim të tillë nuk e preferon aspak, dhe do marrë të njëjtin vlerësim si kërcimi i Kristit dhe Eltionit. Teksa Ema tha që një kërcim të tillë e priste nga vajzat, Alfred Kaçinari u shpreh: Kujdes nga tubat

Julian Deda: Aulona më vjen keq për ty, nuk kam asgjë me ty, veç me kërcimin