PO ”ÇMENDIN” RRJETIN/ Adrola Dushi dhe Kristina Baki pozojnë të mbështjellura me flamurin shqiptar – AlpeGossip
PO ”ÇMENDIN” RRJETIN/ Adrola Dushi dhe Kristina Baki pozojnë të mbështjellura me flamurin shqiptar

PO ”ÇMENDIN” RRJETIN/ Adrola Dushi dhe Kristina Baki pozojnë të mbështjellura me flamurin shqiptar

Modelet e njohura shqiptare Adrola Dushi dhe Kristina Baki janë shumë të komentuara në media. Të dy modelet, që me daljen e tyre të parë në ekran e kanë bërë për vete publikun. Adrola dhe Kristina janë përdoruese shumë aktive të rrjeteve sociale dhe vazhdimisht publikojnë foto nga më të ndryshmet që pëlqehen dhe komentohen tepër nga fansat.

Vajzat njihet për një shoqëri të ngushtë midis tyre dhe janë të shpeshta rastet kur të dyja publikojnë foto së bashku në rrjete sociale me mbishkrime të bukura shoqërie.

Së fundmi, modelet kanë pozuar për te realizuar një foto ku shfaqen haptazi krenare për origjinën shqiptare. Vajzat kanë pozuar me rrobabanje dhe të mbështjella me flamurin kombëtar shqiptar. Ka qenë Adrola e cila e ka ndarë këtë fotografi me ndjekësit e saj në Instagram me mbishkrimin “Bërë në Shqipëri.”