Më në fund! Njihuni me të dashurin biznesmen të Laura Nezhës (FOTO) – AlpeGossip
Më në fund! Njihuni me të dashurin biznesmen të Laura Nezhës (FOTO)

Më në fund! Njihuni me të dashurin biznesmen të Laura Nezhës (FOTO)

Ajo nuk pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes për format e saj trupore, por për projektet e saj muzikore dhe rolet në teatër.
Aktorja 28-vjeçare Laura Nezha përveç kërcimit erotik në “Kënga Magjike” të këngës “Je dashuri”, ka sfiduar veten në rolin e lesbikes, në shfaqjen teatrore “Shërbëtoret” të dramaturgut Jean Genet, që luhej nga Nezha, Dasara Xhangolli, Ilirda Bejleri, në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” deri në fund të janarit.

Drama zhvillohet përmes një intensiteti të madh emocionesh dhe ngjarjesh, ku tri aktoret arritën t’i jepnin spektatorit të gjitha rrethanat e dramave sociale dhe shpirtërore që kanë pushtuar të rinjtë e varfër. Shërbëtoret e urrejnë, por edhe e dashurojnë zonjën e tyre dhe është pikërisht ky pështjellim gjatë të cilit Laura realizon më së miri skenat e lesbikes.

 

Natyrisht që në lidhje me këtë rol, Laura ka folur në media, duke e konsideruar thjesht si pjesë të së tërës, pra, të një roli shumë dimensional. Ish-partnerja e Renato Mekollit në spektaklin “Dance with me”, duket se është një vajzë në karrierë, por që e ka vendosur në vijë dhe jetën private. Prej gjashtë vitesh ajo është në një lidhje dashurie me moshatarin e saj, një pasanik nga Tirana.
Ai quhet Hasan Jero, rreth 28 vjeç dhe është etiketuar nga media si “bos” pasi zotëron disa prona në qendër të Tiranës, ku edhe banon. Këngëtarja Laura Nezha ka qenë gjithnjë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private, duke mos publikuar asnjë foto me partnerin, të cilin e ka mbajtur të fshehtë për vite të tëra. Të vetmet foto që qarkullojnë me të, janë shkrepur nga paparacët, siç ishin fotot e para që publikoi gazeta “Panorama”, gjatë inaugurimit të restorantit të Renato Mekollit, mikut dhe partnerit të saj në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”.

Më pas, ajo u pa sërish në krahët e djalit brun, si e ftuar në dasmën e një mikeshës së saj. E pyetur se pse ka vendosur ta mbajë të fshehtë “bosin e saj”, Laura u përgjigj se “dua ta ruaj këtë lidhje në privatësi, pasi publiku i prish marrdhëniet. Përderisa jam e lumtur kështu, përse të mos vazhdoj kështu, edhe pse shoqet çuditen me mua se si arrij të frenoj veten duke mos publikuar foto me të dashurin”, është shprehur ajo.
Ndërkohë, duket se gjithç- ka po shkon drejt zyrtarizimit, pasi ata kanë hapur dhe një biznes të përbashkët. Laura Nezha është komentuar edhe për pamjen dhe fizikun, për të cilin ajo thotë se e ka dhuratë nga prindërit.

Ajo ka filluar të këndojë që fëmijë, me pjesëmarrjet e saj te “Gjeniu i vogël” dhe sapo u rrit, menjëherë u bë pjesë e kompeticioneve të muzikës së lehtë. Por për Laura Nezhën, teatri ishte dashuria e saj e madhe, prandaj vendosi që t’i përkushtohet më së shumti skenës.

 

Pavarësisht pasionit të saj të madh dhe lidhjes së pandashme me muzikën, zgjodhi të vazhdonte një gjimnaz të përgjithshëm dhe jo Liceun Artistik, për faktin se gjatë gjithë kohës ka pasur rezultate shumë të larta në mësime. Iu përkushtua shumë mësimeve, por në të njëjtën kohë ishte gjithmonë pjesë e organizimeve artistike të shkollës, përfshirë këtu dhe Rinfestin.
Në të njëjtin vit që ka prezantuar Rinfestin, fitoi çmimin e parë në këngë me një performancë live. Bashkë me Renaton u shpall fituese e edicionit të Endemol “Dance with me”, si dhe ka qenë zëri dublues i personazhit kryesor Moana, në klasikun e 55- të të filmave të animuar Disney me po të njëjtin titull.//Panorama Plus/