Mbrëmjen e 1 qershorit Ermal Meta elektrizoi skenën në sheshin ‘Skënderbej” me performancën e tij. Ndërsa sonte Ermali është i ftuar special në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’.
Këngëtari është vënë përballëpanelit të fëmijëve të cilët po i drejtojnë pyetjet e tyre.
Sonte është nata finale e emisionit dhe e ftuar po ashtu është edhe bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda Rama.
Pyetja e një prej vogëlusheve, Emas: Sa të dashura ke ti, se dukesh shumë mistrec”, ka shkaktuar shumë të qeshura. Gjithashtu ajo vazhdoi më tej të tregonte se i dukej mistrec sepse ishte me flokët kacurela.
Ermal Meta duke qeshur i përgjigjet: “Vetëm një kam, dhe një dhe është zor, jo më të kesh më shumë”./AlpeNews.al/