FRYMËZOHET NGA KRYEMINISTRI RAMA/ Aktorja e njohur i surprizon të gjithë në “Buckingham Palace” (FOTO) – AlpeGossip
FRYMËZOHET NGA KRYEMINISTRI RAMA/ Aktorja e njohur i surprizon të gjithë në “Buckingham Palace” (FOTO)

FRYMËZOHET NGA KRYEMINISTRI RAMA/ Aktorja e njohur i surprizon të gjithë në “Buckingham Palace” (FOTO)

Aktorja e njohur, fituese e çmimit Oscar dhe “armikja” e këpucëve me takë, Emma Thompson është nderuar me një nga çmimet më të larta të Britanisë.

Thompson mori titullin nga Princi William në ceremoninë e mbajtur në Buckingham Palace të mërkurën në mëngjes për kontributin e saj në art si një prej aktoreve më të të mira të Britanisë.

Ylli 59-vjeçar mbërriti në pallat e veshur sportive një kostum ngjyrë blu dhe një palë atlete të bardha, që na kujtoi daljet e shpeshta sportive të kryeministrit Edi Rama në samitet politike.

Me sa duket veshja e atleteve në evente kaq formale po kthehet në një modë mes figurave të njohura, që përcjellin mesazhin e komfortit dhe rehatisë.

Thompson bëri maksimumin që të shkëmbente një bisedë me Princin madje u përpoq t’i vidhte një puthje të shpejtë atij.

Por ai e refuzoi me mirësjellje dhe i tha: “Kjo ditë nuk është për mua, është për ju”.