PARA SE TË FLINI/ Këto janë ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni më – AlpeGossip
PARA SE TË FLINI/ Këto janë ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni më

PARA SE TË FLINI/ Këto janë ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni më

Janë të shumtë personat që pak para se të shkojnë në shtrat konsumojnë ushqime të ndryshme. Dietelogët shprehen se nuk është mirë që darka të konsumohet vonë, aq më tepër disa ushqime të caktuara. Zbulojini ata në listën më poshtë.

*Çokollata

Ndoshta do të mërziteni, por çokollatat nuk duhet t’i hani më përpara gjumit. Përveçse përmbajnë shumë sheqer e do të shtoni shumë peshë, sipas një studimi të ri çokollatat përmbajnë copëza të vogla kafeine, por që prapë së prapë ndikojnë në gjumin tuaj.

*Ushqimet pikante

Ushqimet tepër pikante do të shkaktojnë probleme të mëdha për sistemin tuaj të tretjes para gjumit dhe dhimbje të forta stomaku. Prandaj më mirë lërini për një pjesë tjetër të ditës.

*Ujë

Uji është shumë i mirë për shëndetin tuaj dhe natyrisht që i duhet trupit. Por të pirit një sasi të madhe para gjumit do t’ju bëjë vetëm të shkoni disa herë në banjo.

*Alkooli

Alkooli bën të mundur t’ju vijë gjumi më shpejt se zakonisht. Por studiuesit thonë se alkoli para gjumit jua bën gjumin më të parehatshëm dhe kur të ngriheni do të jeni tepër të rënduar.