Moderatorja bukuroshe shqiptare, Dojna Mema ka treguar më shumë për veten e saj përmes përgjigjeve që u ka kthyer fansave në Instagram. Një prej tyre e ka pyetur Dojnën: “A të çajnë kokën të shpisë se kur do të martohesh?”
Me përgjigjen e saj, Dojna ka treguar se familjarët i ka mendjehapur dhe nuk i ushtrojnë fare presion tek kjo pjesë. Madje e ëma i kërkon të kundërtën.
“Përkundrazi: Gjyshja pëlqen më shumë bashkëjetesën. Gjyshi do thjesht të bëj një fëmijë, ndërsa mami të mos bëj as njërën as tjetrën, por të kaloj jetën duke i bërë qejfin vetes sime”, shkruan Dojna.