E PYESIN PËR LEKËT E BURRIT/ Emina Cunmulaj dha përgjigjen që duan të dëgjojnë të gjithë (VIDEO) – AlpeGossip
E  PYESIN PËR LEKËT E BURRIT/ Emina Cunmulaj dha përgjigjen që duan të dëgjojnë të gjithë (VIDEO)

E PYESIN PËR LEKËT E BURRIT/ Emina Cunmulaj dha përgjigjen që duan të dëgjojnë të gjithë (VIDEO)

Edhe përse ka prekur majat e karrierës si modele, Emina Cunmulaj nuk ka harruar në asnjë moment rrënjët e saj dhe me shumë dashuri, sjell ndër mend kujtimet e fëmijërisë. Në një intervistë për “Xing me Ermalin”, që do të transmetohet këtë të shtunë në 21.40, ajo tregon se që e vogël i është dashur të kujdeset për bagëtinë që kishin në fshat.

“Zgjohesha në mengjes dhe mjelja lopën. Kur isha tek lopët mendoja ‘Oh Zot kur do të vijë ajo ditë që të mos ia ndjej më erën këtyre lopëve”- tha duke qeshur modelja.

Por moderatori, nuk harroi ta pyeste edhe për bashkëshortin e saj, Sam Nazarian, i cili është një ndër biznesmenët më me influencë në botë. Sam dhe Emina, janë të martuar dhe janë prindër të dy vajzave, Ella dhe Mia.

“Me atë burrë që ke ti, duhet t’i lash edhe këmbët! Si ja bën me lekët?”- i thotë Ermali.

“Ai punon dhe unë shpenzoj dhe në rregull është puna.” – përgjigjet Emina Cunmulaj.