“S’jam në lidhje me Albin”/ Balerina dhe koreografi sërish bashkë dhe këto video na bënë lëmsh (FOTO) – AlpeGossip
“S’jam në lidhje me Albin”/ Balerina dhe koreografi sërish bashkë dhe këto video na bënë lëmsh (FOTO)

“S’jam në lidhje me Albin”/ Balerina dhe koreografi sërish bashkë dhe këto video na bënë lëmsh (FOTO)

Pak ditë më parë balerina Alba Hoxha mohoi të gjitha thashethemet për një lidhje apo fejesë të mundshme me koreografin Albi Nako. Sipas saj, këto lajme të pavërteta kanë kaluar masën, ndaj duhet të marrin fund.

“Fejesa është një shpikje. Asgjë nuk është e vërtetë dhe mjaft më me aludime të tilla. S’jam në marrëdhënie me Albin dhe nuk dua të flitet më për këtë”, – thotë Alba duke i hedhur poshtë njëherë e mirë lajmet se ka një lidhje mes tyre.

Por postimet e palëve në Instagram ngrenë sërish dyshime, pasi shihen kudo bashkë. Destinacioni i radhës është Italia, nga ku Albi dhe Alba kanë publikuar video.

Nuk e dimë nëse është një udhëtim pune apo qejfi, gjithsesi këtë e dimë që nuk është koincidencë.