“MË MUNGON SHUMË”/ Alban Kondi kujton me mall Dr Florin, ja përse i vendosa djalit emrin e tij – AlpeGossip
“MË MUNGON SHUMË”/ Alban Kondi kujton me mall Dr Florin, ja përse i vendosa djalit emrin e tij

“MË MUNGON SHUMË”/ Alban Kondi kujton me mall Dr Florin, ja përse i vendosa djalit emrin e tij

Alban Kondi është një ndër tre anëtarët e grupit të njohur “Produkt 28” por edhe vëllai i këngëtarit të ndjerë Doktor Florit.

Artisti ka folur së fundmi gjatë një interviste për “ABC e Mëngjesit’ ku u shpreh se ndjen shumë mall për vëllain e tij. Më tej Albani tregoi vendimine vështirë që mori kur i vendosi djalit të tij emrin e Dr Florit.

“Ka qenë një vendim shumë i vështirë. E di pse? Të jem 100% i sinqertë. E para ishte përkrahja e bashkëshortes dhe e nuses sime se ishte totalisht dakord dhe normalisht nëse ajo nuk do të ishte dakord unë nuk do të kisha këmbëngulur. Por që kur unë i thash, ajo më tha: ‘Po më pëlqen shumë’.

Ajo që përbrenda meje ishte vendimi final pse unë vendosa që djalin të mbante këtë emër, ishte sepse më mungonte në shtëpi ai emër që unë thërrisja përditë. Edhe kur je mësuar, edhe kur je rritur me atë ndjesinë domethënë në një farë forme pak egoiste, por më ka dhënë shumë ndjesi.

E thërrasim Floran për të mos bërë atë zëvendësimin 100%. Edhe Flori, Floran e ka pasur emrin, po ne e thërrisnim Flori, Flori, Flori”- rrëfeu ai.