E MBANI MEND KABIRIN DHE MODELEN SHQIPTARE? Ja çfarë ka ndodhur me ta (FOTO) – AlpeGossip
E MBANI MEND KABIRIN DHE MODELEN SHQIPTARE? Ja çfarë ka ndodhur me ta (FOTO)

E MBANI MEND KABIRIN DHE MODELEN SHQIPTARE? Ja çfarë ka ndodhur me ta (FOTO)

Vitin e kaluar u zbulua se aktori indian Ashish Kapoor i cili ka luajtur rolin e Kabirit në serialin “Sarasvatiçandra”, është i lidhur me një modele shqiptare, Ilda Kronin. Ka kaluar kohë që prej herës së fundit kur kemi folur për lidhjen e tyre prandaj me siguri jeni kuriozë çfarë ka ndodhur me çiftin.

Kabiri dhe Ilda e vazhdojnë lidhjen e tyre dhe këtë e vërtetojnë edhe fotot e shumta që postojnë me njëri-tjetrin. Çifti janë shumë të lumtur bashkë dhe nuk mungojnë dedikimet.

Në një intervistë për “Rudina”, në shkurt të vitit të kaluar, Ilda tregoi se kishte menduar që të vinte në Shqipëri së bashku me Kabirin, por çifti siç duket e kanë lënë për një herë tjetër.

“Me Ashishin jemi njohur në një event nëpërmjet miqve të përbashkët, ku të gjithë darkuam së bashku. Gjatë darkës, mes meje dhe Ashishit kishte një tërheqje interesante. Ai ishte momenti kur gjithçka filloi.

Prindërit dinin çdo detaj që nga fillimi. Ata gjithmonë më mbështesin dhe besojnë në zgjedhjet e mia. Ashishi që në momentet e para ka folur me ta dhe tani janë shumë të lidhur.

I kam takuar prindërit e Ashishit dhe sidomos me mamin e tij kam një lidhje shumë të veçantë. Kultura është shumë ndryshe nga ajo që unë jam rritur, por jam person që më pëlqen të mësoj kultura të reja. Në këtë mënyrë mëson më shumë gjëra të mrekullueshme për botën dhe ‘rritesh’ shpirtërisht”, ka treguar Ilda.