Visjan Ukcenaj është një nga aktorët më të dashur për publikun, por edhe një baba shumë i përkushtuar ndaj familjes. Ditën e sotme Visjani ka ndarë me ndjekësit një video ku shihet gjatë një udhëtimi me bashkëshorten dhe djalin.
“Jona ke dy mundësi zgjedhje në jetë: Opsioni 1. Jeto gjithë jetën me burrin tend dhe opsioni 2…”,
Pa thënë ende opsionin e rradhës, Jona zgjedh opsionin dy. “Opsioni 2 lëre burrin me vajza të tjera”, dëgjohet të thotë Visjani, deklaratë e cila e shokon Jonën.
Çifti më pas nisin të qeshin dhe vazhdojnë udhëtimin e tyre.