Bukuroshja Lori Hoxha është një nga personazhet më të famshme e të përfolura në Shqipëri. Ajo është gjitmonë shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh poston foto e video me të cilat sigurohet të tërheqë vëmendjen e të gjithë ndjekësve.
Le t’ju kujtojmë se disa kohë më parë, Lori nisi të kishte një vlog të sajin (Video Blog) i cili u pëlqye shumë nga ndjekësit por më pas vendosi të heqi dorë. Ajo postoi vetëm 3 video të cilat ekzistojnë akoma dhe ishin filmuar gjatë dasmë së motrës së saj Sarës. Bukuroshja gjithashtu postoi dhe një video në të cilën tregonte se si realizonte makeup-in e saj, por nuk kaloi shumë kohë dhe ajo video u fshi.
Mesa duket, Lori po e konsideron përsëri si ide që të postojë video në kanalin e saj të You Tubit. Së fundmi, blogerja bukuroshe ka qenë në Paris ku festoi ditëlindjen e saj dhe pak më parë postoi një video ku linte të kuptohej që mund ti rikthehej sërisht vlogut.
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë fansat e saj do të lumturohen shumë. /AlpeGossip.al