“NUK KAM PSE TA FSHEH”/ Anxhela Peristeri flet për herë të parë për shtatzaninë (FOTO) – AlpeGossip
“NUK KAM PSE TA FSHEH”/ Anxhela Peristeri flet për herë të parë për shtatzaninë (FOTO)

“NUK KAM PSE TA FSHEH”/ Anxhela Peristeri flet për herë të parë për shtatzaninë (FOTO)

Këngëtarja e njohur e hiteve “Ishe mbret”, “Prap do ti lutem”, “E çmendur”, etj, Anxhela Peristeri, ka mbajtur së fundmi në qytetin e Tiranës një koncert recital që ka ngritur në këmbë publikun shqiptar.

Performanca e saj ishte kryfjala e ditëve të fundit, mirëpo veç talentit, publiku ka komentuar edhe pamjen e saj, pasi ka vënë re barkun e fryrë të këngëtares dhe ka aluduar për një shtatzëni të mundshme.

Në një postim në Instastoryn e saj, Anxhela ka sqaruar njëherë e mirë këto zëra, duke e mohuar të jetë shtatzënë.

“Faleminderit për bekimet që më keni dhënë me komentet tuaja për shtatzëni, por me keqardhje ju them se nuk jam shtatzënë, thjesht kam disa kg plus. Nuk kam arsy ta fsheh sepse është diçka që me kalimin e kohës duket, kështu që mos keni asnjë dyshim për këtë që po ju them.”- ka shkruar këngëtarja.