Inovacioni i vitit/ “Swatch” bashkëpunon me “Swarovki”-n dhe rezultati është mahnitës (FOTO) – AlpeGossip
Inovacioni i vitit/  “Swatch” bashkëpunon me “Swarovki”-n dhe rezultati është mahnitës (FOTO)

Inovacioni i vitit/ “Swatch” bashkëpunon me “Swarovki”-n dhe rezultati është mahnitës (FOTO)

Diçka për të cilën jemi të gjithë në një mendje është shkëlqimi. E duam kudo, te veshjet, aksesorët apo këpucët, veçanërisht kur mund ta kemi të gjithë.

Ideja e “Swatch” ishte që secili të mund të mbajë në dorë një orë me kristale “Swarovski”, pavarësisht punës që bën, ku jeton apo gjinisë. Nuk ka asnjë barrierë!

Koleksioni “Stardust” është krijuar për të shkëlqyer pamjen tuaj, ndërsa i përshtatet çdo stili. Nga orët “chic” ato trendi apo sportivet, do të gjeni këtu orën që po kërkoni për të kompletuar paraqitjen tuaj gjatë gjithë vitit.

Ne do t’ju bëjmë më të lehtë për të zgjedhur të duhurën:

E zezë apo e bardhë?
Orët “SPARKLENIGHT” dhe “SPARKLELIGHT” nënkuptojnë saktësisht natën dhe ditën. “SPARKLENIGHT” është një orë elegante e gjitha e zezë, ndërsa fusha është e mbuluar përreth me kristalet ngjyrë metalizato.

“SPARKLELIGHT” është e kundërta e saj, e bardhë me kristalet ngjyrë të artë.

Blu apo rozë?
Ngjyra e “BLUSPARKLES” është aq e këndshme sa qielli në mesnatë, ndërsa kristalet zëvendësojnë yjet.

Për diçka femërore dhe të ëmbël atëherë duhet të zgjidhni PINKSPARKLES. Ngjyra rozë pastel është një dashuri me shikim të parë.

Uniseks

Kush tha që orët me gurë janë vetëm për femrat? “DARKSPARKLES” është dhurata perfekte për të dashurin apo vëllain tuaj, me kristalet e zeza që i japin një shkëlqim modern orës.

Gent Standard; Winter 2018; –