Pasi Alba Hoxha prezantoi motin me këmbët e ngritura, reagon Klea Huta: Ti je... (FOTO) - AlpeGossip
Pasi Alba Hoxha prezantoi motin me këmbët e ngritura, reagon Klea Huta: Ti je… (FOTO)

Pasi Alba Hoxha prezantoi motin me këmbët e ngritura, reagon Klea Huta: Ti je… (FOTO)

Janë bërë shpesh virale në rrjetet sociale videot e prezantueseve të motit nëpër botë të cilat shfaqen super seksi. Këtë herë çudia vjen nga Shqipëria. Balerina Alba Hoxha, e cila njëkohësisht prezanton motin ka habitur me videon e përgatitur jashtë transmetimit.

Ajo ka publikuar një video ku shfaqet duke parashikuar motin, mirëpo në një moment ajo i ka habitur të gjithë shikuesit teksa ngre këmbët për të treguar qytetet e Shqipërisë. Më pas duke qeshur, Alba ka filluar të kërcejë, duke marrë menjëherë reagimin e fansave në komente, të cilët i tregonin se ishin argëtuar e kishin qeshur me videon e saj.

E një prej tyre është edhe moderatorja dhe këngëtarja e njohur Klea Huta së cilës i paska pëlqyer shumë kjo video dhe e quan: “o karagjoze” me 3 emoji duke qeshur me lot.