Këngëtarja shqiptare përlotet në emision: “Nëna ime ndroi jetë, ditët që kurorëzova dashurinë” – AlpeGossip
Këngëtarja shqiptare përlotet në emision: “Nëna ime ndroi jetë, ditët që kurorëzova dashurinë”

Këngëtarja shqiptare përlotet në emision: “Nëna ime ndroi jetë, ditët që kurorëzova dashurinë”

“Lamtumirë” është titulli i produksionit më të ri muzikor të Lindita Theodhorit, që e riktheu këngëtaren pranë fansave të saj. E ftuar në studion e emisionit “Rudina” në televizionin “Klan”, për të promovuar klipin e ri, ajo foli edhe për jetën private.

Këngëtarja kujtoi një nga ditët më të dhimbshme të jetës së saj, pikërisht fejesën. Lindita rrëfeu mes lotës se në atë periudhë ishte ndarë nga jeta nëna e saj.

“Njohja jonë ka qenë shumë e natyrshme. Unë kam qenë nxënëse në ‘Liceun Artistik’ dhe Maqi ishte inxhinier Ndërtimi dhe flinte në ‘Qytetin Studenti’. Vazhdimisht shkëmbeheshim tek ‘Rruga e Elbasanit’ por në heshtje. Pastaj kur unë shkova në Institut, shkuam në metalurgji dhe aty jam njohur me Maqon, i cili ishte kryeinxhinier. U lidhëm dhe nuk u zgjidhëm më. Ai moment për mua ka qenë sa i bukur edhe i trishtë. Më 28 Nëntor të ’75 ne kishim vendosur të fejoheshim por në 3 nëntor nëna ime ndërroi jetë. Unë i kujtoj shumë mirë ato momente dhe duhet të ishte Maqo pas meje që unë ta kaloja sa më lehtë atë trishtim.” – tregoi mes lotësh Lindita Theodhori.