E KA FIKSIM/ Këngëtari shqiptar i propozon Roza Latit në mes të emisionit (VIDEO)) – AlpeGossip
E KA FIKSIM/ Këngëtari shqiptar i propozon Roza Latit në mes të emisionit (VIDEO))

E KA FIKSIM/ Këngëtari shqiptar i propozon Roza Latit në mes të emisionit (VIDEO))

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Why not” ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Lorenc Hasrama i cili tregoi publikisht se e simpatizonte shumë moderatoren Roza Lati. Teksa moderatorja po e intervistonte i drejtohet Lorencit dhe i thotë se i kishin thënë se ka një surprizë për të.

Në këto momente këngëtari ulet në gjunjë në mes të skenës duke i propozuar moderatores së njohur live.

“A pranon ti Roza Lati të lesh ato 10 qentë për mua?”, ka thënë Lorenci ndërsa Roza është ngritur menjëherë dhe e ka refuzuar.

“Zemra asnjëherë, ku e kam atë kryeredaktorin tim që më bën të tilla shaka dhe më nxjerr nga vetja”, ka bërtitur me të madhe Roza.

“Po çfarë thua mi me u martu e me fjet me ty, ku i dihet natën dua të të përqafoj të them shpirt sa e mirë je, po mund të jetë Petia jote.”, ka thënë Lorenci duke shkaktuar të qeshura në publik.