U MARTUA NË FESHTËSI TË PLOTË/ Rona Nishliu zbulon arsyen pse (FOTO) - AlpeGossip
U MARTUA NË FESHTËSI TË PLOTË/ Rona Nishliu zbulon arsyen pse (FOTO)

U MARTUA NË FESHTËSI TË PLOTË/ Rona Nishliu zbulon arsyen pse (FOTO)

Këngëtarja e njohur Rona Nishliu disa muaj më parë i dha fund beqarisë dhe u martua në një ceremoni private. Ajo e mbajti të fshehtë faktin se po martohej dhe vetëm në momentin që publikoi një foto publiku mori vesh për dasmën e këngëtares.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “NIN”, Rona ka zbuluar për herë të parë arsyen se përse nuk e bëri publike ditën e saj të dasmës.

“Nuk kam mundur të marr një altoparlant dhe të dal në shesh e të tregoj se po martohem. Asgjë se kam bërë në mënyrë të fshehtë, kam bërë martesën dhe të gjithë kanë qenë të ftuar. Nuk jemi tipa që dalim dhe ekspozohemi”, tha ajo.

Ndërkohë më pas ka treguar se të ishte për të nuk do bënte kurrë një dasmë.

“Edhe ceremoninë e kam bërë për prindërit sepse për vete se kisha bërë”, ka zbuluar këngëtarja e cila së fundmi do të prezantojë dhe albumin e saj më të ri “Mindili”.