“MË E MIRË E ËMA SE E BIJA”/ Kejvina prezanton për herë të parë mamanë – AlpeGossip
“MË E MIRË E ËMA SE E BIJA”/ Kejvina prezanton për herë të parë mamanë

“MË E MIRË E ËMA SE E BIJA”/ Kejvina prezanton për herë të parë mamanë

Ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, është kthyer në një ndër femrat më të ndjekura e të komentuara në rrjete sociale, ku ndan herë pas here me fansat momente nga jeta e saj private.

Së fundmi, Kejvina ka prezantuar për herë të parë mamanë, foton e së cilës e ka publikuar në Instastory, duke i uruar publikisht ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen mamasë time të mrekullueshme dhe shoqes time më të mirë. Përqafimi yt plot dashuri është vendi më i mirë në botë për mua. Qoftë dita jote e ndritshme dhe plot gëzim.”- shkruan Kejvina krahas fotos së mamasë së saj, e cila duket si një vajzë e re.