Kemi përdorur çdo produkt shtëpiak për puçrrat, po këtë s’e kishim dëgjuar më parë – AlpeGossip
Kemi përdorur çdo produkt shtëpiak për puçrrat, po këtë s’e kishim dëgjuar më parë

Kemi përdorur çdo produkt shtëpiak për puçrrat, po këtë s’e kishim dëgjuar më parë

Kemi vënë pastë dhëmbësh mbi puçrra, sodë buke, lëng limoni, sheqer me vaj ulliri, hudhra, e një tufë produktesh e ushqimesh të improvizuara në maska. Ndonjëherë bëjnë punë, shumicën e herëve të tjera, jo. Por po sikur t’ju themi se heroi i fshehur i lëkurave problematike është… kripa.

Së fundi, një artist grimi në platformën LUXit, foli për Byrdie dhe tha se pakëz klorur natriumi than edhe puçrrat më kokëforta. Sigurisht, nuk do ta zhdukë tërësisht, por do ta bëjë mbulimin me korrektor shumë herë më të thjeshtë.

“Kripa i than puçrrat, madje dhe heq qelizat e vdekura në sipërfaqe të lëkurës. Sidoqoftë, nuk është aq efektive sa trajtimi tradicional me benzoil peroksidi,” thotë Joshua Zeichner, dermatolog.


Kripa ka efekte dehidratuese, qoftë në trup, qoftë në lëkurë, shpjegon më tej Zeichner. Me pak fjalë, nuk bën mrekulli, por as dëm.

Nëse doni ta provoni vetë, mjafton të vendosni pak kripë mbi puçërr dhe zonën ta mbuloni me leukoplast. Pastaj flini gjumë dhe prisni.