FITUESE I NOBEL-IT NË KIMI/ Osamu Shimomura vdes në moshën 90-vjeçare - AlpeGossip
FITUESE I NOBEL-IT NË KIMI/ Osamu Shimomura vdes në moshën 90-vjeçare

FITUESE I NOBEL-IT NË KIMI/ Osamu Shimomura vdes në moshën 90-vjeçare

Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjecare biologu japonez Osamu Shimomura, fitues i çmimit Nobel për kiminë, një njeri që i shpëtoi bombës atomike të Nagasaki.

Lajmin e ka bërë të ditur Universiteti i Nagasaki. Shimomura fitoi çmimin Nobel në 2008 së bashku me dy shkencëtar amerikanë, pas zbulimit të një proteine të nxjerrë nga kandili i detit, që ndihmoi në studimet kundër kancerit.

I lindur në Kyoto në 1928, ai kishte studiuar në Nagasaki dhe kishte qenë dëshmitar i efekteve të tmerrshme të bombës atomike.

Osamu ndërpreu studimet gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u detyruar për një kohë të gjatë të punojë në një fabrikë municionesh.

Arriti të diplomohej në 1951 në Kimi, në Nagasaki. Më vonë ai u transferuar në universitetin e Princeton, ku izolonte proteinat nga mijëra kandil të peshkuar në brigjet perëndimore të Shteteve të Bashkuara, shpesh herë me ndihmën e bashkëshortes së tij Akemi.

Proteina, e njohur si Proteina e Gjelbërt Fluoreshente, ka pasur një rol kyç në studimet dhe proceset biologjike të qelizave.