Ata janë padyshim një nga çiftet më simpatikë të showbizz-it shqiptar. Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë marrë vëmendjen e të gjithëve, sidomos tani që janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Bukuroshja për herë të parë ka postuar foton e ëmbël në ‘Instagram’. Ajo ka pozuar me dorën tek barku I rrumbullakosur, teksa shkruan se është shumë e emocionuar.
Pak ditë më parë këngëtari Ledri Vula publikoi një video në Instagram nga ‘Baby shower’, teksa na treguan se janë në pritje të një vajze.