“NETËT E KLIPIT SHQIPTAR”/ Capital T shpallet fitues, arriti të marrë 7 çmime në çdo kategori – AlpeGossip
“NETËT E KLIPIT SHQIPTAR”/ Capital T shpallet fitues, arriti të marrë 7 çmime në çdo kategori

“NETËT E KLIPIT SHQIPTAR”/ Capital T shpallet fitues, arriti të marrë 7 çmime në çdo kategori

Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Kalanë e Ulqinit nata gala e “Netëve të Klipit Shqiptar”. Mbrëmja ka bërë bashkë disa nga emrat më të njohur të muzikës, të cilët janë vlerësuar me çmime.

Ai që fitoi duke arritur të marrë 7 çmime në çdo kategori ishte Capital T.

Reperi publikoi disa foto nga mbrëmja duke u shprehur krenar për fitoren.

“Fitues i lindur. Netët e Klipit Shqiptar, 7 çmime me numrin me fat”, ka shkruar Capital T.