Melania Trump sfidon stilistët e famshëm me veshjet e saj: Ja nga kush frymëzohet Zonja e Parë (FOTO) – AlpeGossip
Melania Trump sfidon stilistët e famshëm me veshjet e saj: Ja nga kush frymëzohet Zonja e Parë (FOTO)

Melania Trump sfidon stilistët e famshëm me veshjet e saj: Ja nga kush frymëzohet Zonja e Parë (FOTO)

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump çdo ditë e më shumë tërheq vëmendjen e shtëpive të modës me stilin e saj të veçantë të veshjes.

Ndër vite Melania ka ndryshuar stilin e saj të veshjes nga ekstravagante dhe joshëse në atë më të sofistikuar. Në momentin që u bë Zonjë e Parë e Amerikës, Melania ndryshoi në mënyrë drastike gardërobën e saj.

Fillimisht Zonja e Parë u refuzua nga shumë stilistë të njohur botërorë, të cilët nuk pranuan ta vishnin në formë proteste ndaj pikëpamjeve të Donald Trump. Që prej muajit janar të këtij viti, Melania vishet nga stilisti parisien Hervé Pierre, i cili ka punuar më parë për markat Oscar De La Renta dhe Carolina Herrera.Në një intervistë për “New York Times”, ai ka treguar se që prej muajit janar ai bën përzgjedhjen e çdo veshjeje të Zonjës së Parë.

Melania Trump, sikurse edhe Zonja e Parë Jackie Kennedy, ka zgjedhur një stilist europian përsa i takon veshjeve. Madje stilisti me origjinë franceze thotë se Melania ka shumë shije në veshje dhe ka edhe një ngjashmëri me stilin e veshjes së Jackie Kennedy.

“Ajo flet gjuhën time. Ka qenë modele dhe di shumë mirë se si të sillet me një dizajner, di si të pozojë dhe e njeh mjaft mirë trupin e saj.”, – mësohet të ketë thënë Hervé Pierre për “US Magazine”.

Melania edhe përzgjedhjen e nuancave të veshjeve duket se e ka shumë të ngjashme me Jackie Kennedy, e cila ka ngelur në histori për stilin e saj të veçantë të veshjes.

Hervé ka thënë gjatë intervistës se sigurohet më parë që veshja e përzgjedhur nga ai të mos jetë veshur nga asnjë VIP në tapetet e kuq, apo në çdo dalje publike. Ndërsa përsa i përket politikës që Donald Trump ndjek për të huajt, Hervé Pierre si një parisien që është, thotë se nuk do t’ia dijë për këtë për aq kohë sa ai paguhet për punën që bën.