DUETI QË I ÇMENDI TË GJITHË/ Pas publikimit të këngës ‘A don hala’, Ylli Limani ka dy fjalë për Tunën (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
DUETI QË I ÇMENDI TË GJITHË/ Pas publikimit të këngës ‘A don hala’, Ylli Limani ka dy fjalë për Tunën (FOTO+VIDEO)

DUETI QË I ÇMENDI TË GJITHË/ Pas publikimit të këngës ‘A don hala’, Ylli Limani ka dy fjalë për Tunën (FOTO+VIDEO)

Ditën e djeshme Tuna publikoi këngët e albumit të saj të ri e ndër to edhe bashkëpunimin me Ylli Limanin, një këngë që mban titullin “A don hala” dhe që është pëlqyer shumë nga publiku.

Dueti i parë i dyshes ka arritur mijëra shikime në Youtube dhe është cilësuar si një nga bashkëpunimet më të suksesshme.

Pak para se të publikonte këngën, Tuna shkruante për Yllin:

“Yll, mezi pres publiku të dëgjoj këngën e shkruar nga ti “Plagë” dhe duetin tonë “A don hala”…. Dije se ti nuk je prezent vetëm aty, ti je kudo në album. Nga fillimi deri në fund. Ashtu si që ishe me mua nga fillimi deri në publikimin e albumit. Nuk mjaftojnë fjalët për të të thënë TË FALEMINDERIT dhe për të shpreh mirënjohjen që kam për ty si artist dhe si mik!”.

Pas publikimit të këngës edhe Ylli ka thënë dy fjalë me një postim në Instagram ku shfaqet një pjesë e këngës së tij dhe Tunës.

“A don hala” me Tuna Sejdin për krejt ju që keni dhanë çka keni pas, e në emër të dashnisë, jeni n’gjendje me dhanëhala”, shkruan Ylli.