Prezantuesja Rudina Magjistari është duke pushuar së bashku me familjen dhe duke i kushtuar më shumë kohë vogëlushes së saj, Mia.
Rudina poston vazhdimisht foto me momente të shkëputura nga këto ditë relaksi por ajo që ka ndarë sot me ndjekësit e saj na ka kthyer mbrapa në kohë.
Në foto shihet një radio e vogël që prezantuesja e mban sipër kokës ndërkohë që merr rreze në bregdetin e Durrësit.
Radio është objekti që vite më parë njerëzit e merrnin me vete si burim informacioni por edhe për t’u argëtuar duke dëgjuar muzikë.
Ajo që shohim pranë kokës së Rudinës mund të jetë edhe një lodër e vogëlushes së saj, por që ne na ngjalli shumë kujtime të së shkuarës.