“FAJSOJ VETEN TIME…”/ Pas disa mungesave në studio, Efi bën rrëfimin prekës – AlpeGossip
“FAJSOJ VETEN TIME…”/ Pas disa mungesave në studio, Efi bën rrëfimin prekës

“FAJSOJ VETEN TIME…”/ Pas disa mungesave në studio, Efi bën rrëfimin prekës

Efi ka bërë disa mungesa në programin e dashurisë “Për’puthen”, ndërkohë që është rikthyer ditën e sotme për të takuar Bledin pas disa kohësh.

Gjatë emisionit, konkurrentja rrëfeu se gjatë kësaj kohë ka pasur probleme me ankthin, për shkak të bisedave të zhvilluara jashtë “Për’puthen”.“Kam qenë gati 2 javë në gjendje ankthi, nuk qëndroja dot as në studio, nuk më vinin fjalët. Ndikojnë shumë gjëra bashkë, ndikon jeta ime jashtë por edhe këtu brenda.

Kohët e fundit mu bë shumë stres, shumë situata, shumë muhabete që dëgjohen, të gjitha nga pak kanë ndikuar dhe unë kam një gjë që mendohem shumë gjatë dhe mendimet e mia më çojnë në atë situatë sa të më kapë ankthi”, rrëfeu ajo.

Ajo theksoi se situatat dhe dinamikat e krijuara në program nuk kanë ndikuar mirë në shëndetin e saj mendor, duke u shprehur se ndihet ‘vetëm’.

“Problemin në përgjithësi e kam tek njerëzit që më rrethojnë. Dua të jem më e qetë, por vij këtu dhe dëgjoj histori të tjera, thashetheme, debate, kunjat. Në çdo situate dhe çdo gjë që mund të ndodhë, fajësoj veten time.

Mund të jenë thjesht mendimet e mia, nuk e kam se dikush më ka zhgënjyer, ndaj nuk mund t’ja vë gishtin dikujt. Thjesht duhet ta konceptoj që jam këtu vetëm, sido që të vijnë punët.”