SHERRI VIRTUAL/ Menaxheri i VIP-ave i kthehet këngëtares së njohur: I kam të gjitha me video, asaj i mungon… – AlpeGossip
SHERRI VIRTUAL/ Menaxheri i VIP-ave i kthehet këngëtares së njohur: I kam të gjitha me video, asaj i mungon…

SHERRI VIRTUAL/ Menaxheri i VIP-ave i kthehet këngëtares së njohur: I kam të gjitha me video, asaj i mungon…

Një debat virtual ka nisur së fundmi mes menaxherit të VIP-ave, Alesio Alia dhe këngëtares së njohur, Nora Istrefi.

Teksa ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, Alesio tha se ka humbur para nga një koncert i Norës. Kjo e fundit i është kundërpërgjigjur se Alia nuk ka ka seriozitet në organizimet e eventeve të tij.

Ndërkohë së fundmi në një postim në “Instastory”, Alesio Alia ka folur për reagimin që Nora Istrefi bëri gjatë ditës së djeshme duke e shprehur në fakt është ajo që nuk ka seriozitet në punë.

Ai ka sqaruar gjithashtu të gjithë eksperiencën e tij me këngëtaren duke theksuar se ka fakte për gjithçka që ka deklaruar.

“Në shkurt të këtij viti ftova dhe Nora Istrefin për të qenë pjesë e një koncerti në kuadër të Pavarësisë së Kosovës. Por duke qenë se ajo vinte nga larg e lejova që të bënte edhe një concert tjetër në Adelaide. (Të gjitha të faktuara me kontrata)

-Që natën e parë Nora dhe menaxherja e ndërruan pa leje suitën e hotelit ku po qëndronin me pretendimin se kishte zhurmë. Hotel në të cilin ka qëndruar më parë edhe Kida.

-Së dyti kur ditën e provës gjenerale shkuam për të bërë soundcheck, në praninë e Dj Sardit këngëtarja nuk kishte me vete as USB-në e këngëve të saj. (Këtu duke qartazi serioziteti i një artisti në punën e tij.)

-Së treti unë kam komunikuar disa herë me Norën dhe menaxheren e saj që të postonin posterin e koncertit, siç ka bërë çdo këngëtar shqiptar dhe i huaj, dhe ajo nuk e bëri deri sa kishte në dorë vizën e saj. (Madje edhe kur bëri një video për të treguar emrin e lokalit që do të performonte edhe atë e tha gabim. Nëse ju duhet juve mediave e kam atë video.)”- thuhet ndër të tjera në postimin e tij”- shkruan ndër të tjera Alesio Alia.

Sa i përket deklaratës së tij se Nora Istrefi nuk ka pasur këngë hite dhe nuk pati asnjë fitim nga ajo, Alesio Alija shkruan:

“Kjo deklaratë e imja as nuk iu ul as nuk ngre suksesin 15-vjeçar të Nora Istrefit, e cila mund të mbushë sallat e koncerteve në Shqipëri e Kosovë. Unë thjesht ndava eksperiencën time të punës me të që s’mund të jetë domosdoshmërisht e juaja”, shkruan Alesio.