Video/ A ndihesh e vlerësuar profesionalisht në Shqipëri? Flet primabalerina e TKOB – AlpeGossip
Video/ A ndihesh e vlerësuar profesionalisht në Shqipëri? Flet primabalerina e TKOB

Video/ A ndihesh e vlerësuar profesionalisht në Shqipëri? Flet primabalerina e TKOB

Ledia Sulaj ndryshe nga kolegë të saj duket se është e kënaqur me karrierën e saj në Shqipëri.

Primabalerina e Teatrit të Operas dhe Baletit ishte sot e ftuar në studion “Rudina”, në Tv Klan, nga ku tha sot ata kanë fatin të përballen me publikun jashtë Shqipërisë, me shfaqje të ndryshme dhe vlerësohen nga koreografë dhe kritikë të ndryshëm.

“Unë mendoj se fatmirësisht gjithmonë kam arritur aty ku dua dhe mendoj se është niveli i lartë i baletit klasik. E vështirë është të mbash këtë nivel, por jam shumë e lumtur sepse ne kemi fatin të shkojmë edhe jashtë, të përballemi me publikun atje dhe kemi vlerësime të larta si nga gazetarët, nga kritikët apo nga koreografët. Ne marrim përvoja dhe japim”, tha Sulaj.