KORONAVIRUSI/ I shoqi i Emina Çunmulajt bën gjestin human në kohën e COVID-19 (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ I shoqi i Emina Çunmulajt bën gjestin human në kohën e COVID-19 (FOTO+VIDEO)

KORONAVIRUSI/ I shoqi i Emina Çunmulajt bën gjestin human në kohën e COVID-19 (FOTO+VIDEO)

Modelja Emina Çunmulaj ishte mbrëmjen e djeshme në një lidhje live për emisionin “Opinion”. Ajo ka treguar si po i shkon karantinimi dhe ka zbuluar gjestin human të bashkëshortit të saj, biznesmeni Sam Nazarian.

Emina ka treguar se është izoluar në shtëpi që prej dy javësh, ndërkohë që të shoqit i është dashur të dalë. Ajo ka rrëfyer se e kalon kohën duke bërë ushtrime fizike dhe me vajzat e saj.

Modelja po ashtu zbuloi se Sam iu ka dhënë punëtorëve të tij një muaj pagesë falas dhe produkte ushqimore.

“Burri im ka 15 mijë punëtorë në gjithë botën dhe i ka mbyllur për momentin. Disa restorante janë lënë të hapura, por vetëm për delivery. Ai është zemërmadh dhe është organizuar t’u japë punëtorëve një muaj pagesë falas dhe produkte ushqimore”, ka treguar Emina.