SHPATI KA GJETUR NUSEN/ E ëma nuk rri pa i thënë: Vajzat e mira i gjen në fakultet, jo në diskotekë – AlpeGossip
SHPATI KA GJETUR NUSEN/ E ëma nuk rri pa i thënë: Vajzat e mira i gjen në fakultet, jo në diskotekë

SHPATI KA GJETUR NUSEN/ E ëma nuk rri pa i thënë: Vajzat e mira i gjen në fakultet, jo në diskotekë

Prej kohësh është përfolur se këngëtari Shpat Kasapi nuk është më beqar.

Ai e ka gjetur gjysmën tjetër dhe për këtë foli sot në emisionin e Rudina Magjistarit, i ftuar bashkë me të ëmën, Gjylymsere Kasapi.

Shpati nuk ngurroi të bënte shaka me këshillat që nëna e tij i jep gjithnjë para se të dalë në mbrëmje për t’u argëtuar.

“Kur dal natën më thotë, po pse nuk rri në shtëpi. Vajzat e mira i gjen në fakultet jo në diskotekë”.

I pyetur nga moderatorja nëse është i dashuruar, ai u shpreh se ndihet “deri diku”, pasi është në fillimet e lidhjes me një vajzë nga Kosova.

“Jam deri diku. Po fillimet janë normale. Nuk ia kam prezantuar mamit”.

Duke qenë se nëna e këngëtarit nuk e ka takuar ende vajzën, ajo dha miratimin live në emision se tashmë është koha që djali i saj të martohet dhe të krijojë familje:

“Nuk varet nga unë, varet nga Shpati. Nëse ai vendos për një femër, unë e them, për moshën që ka, ka pjekurinë e tij dhe i them qëjeta ka probleme me të cilat duhet të ballafaqohesh dhe krijimi i familjes është detyrim jetësor dhe familjar që do të na gëzonte të gjithëve”.

Pasi dëgjoi aprovimin e të ëmës për të njohur “nusen”, Shpati premtoi në studio se herën tjetër do të vijë çift, me vajzën që dashuron.

“Herën tjetër do të vijmë bashkë”, u shpreh këngëtari.

Ndërsa mesazhi i fundit i nënës së tij për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit është ky:

“ Cilado vajzë që do të jetë e dashura e Shpatit, do të jetë e dashur dhe për mua. Gjithmonë falim, gjithmonë gëzohemi dhe emocionohemi kur fëmijët bëjnë një vepër të mrië dhe na dëgjojnë”.