ARBANA OSMANI U LARGUA VËRTET NGA “TOP CHANNEL”/ Moderatorja u rikthye pasi iu plotësua ky kusht – AlpeGossip
ARBANA OSMANI U LARGUA VËRTET NGA “TOP CHANNEL”/ Moderatorja u rikthye pasi iu plotësua ky kusht

ARBANA OSMANI U LARGUA VËRTET NGA “TOP CHANNEL”/ Moderatorja u rikthye pasi iu plotësua ky kusht

Një ditë pasi mediat shkruan për një largim të mundshëm të Arbana Osmanit nga “Top Channel”, mësohet se çfarë ndodhi në të vërtetë në përplasjen mes saj dhe drejtorit të televizionit, Ben Blushi.

Zëra brenda televizionit thonë që ishte moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, që vendosi të largohej pas debatit me drejtorin.

Arbana është larguar zyrtarisht pak ditë më parë, por sipas “Tiranapost” është rikthyer sërish në “Top Channel” pas dy ditësh negociata me drejtuesit.

Arsye e debatit mësohet se ka qenë kërkesa e saj për një vlerësim më të lartë monetar, për të cilën më pas duket se kanë rënë dakord.

Moderatorja drejton emisionin “Dua të të bëj të lumtur” dhe është një prej figurave më të vjetra që i ka qëndruar besnike televizionit.