“BABUSHAT”/ 26-vjeçarja rrëfen dhuratat mijëra dollarëshe që merr nga burrat e moshuar – AlpeGossip
“BABUSHAT”/ 26-vjeçarja rrëfen dhuratat mijëra dollarëshe që merr nga burrat e moshuar

“BABUSHAT”/ 26-vjeçarja rrëfen dhuratat mijëra dollarëshe që merr nga burrat e moshuar

Një vajzë e re nga Zelanda e Re ka zbuluar për herë të parë ‘të mirat’ që merr nga meshkujt që quhen “babusha”.

Brooke West, 26 vjeç takon shumë burra të pasur e të moshuar dhe i prezanton me punën e saj si striptiste. 26-vjeçarja thekson se nuk ka patur asnjëherë marrëdhënie seksuale me ta.

“Nuk bëhet fjalë për seks, thjesht për shoqëri. Të shkosh me para me meshkujt është prostitucion. Ata duan shoqëri, por ka rrezik që të bëhen edhe shumë posesivë ndaj teje. Duhet të dish ta menaxhosh situatën. Nëse unë nuk ndihem mirë me ndonjërin prej tyre, e heq nga lista e “babushave”. Kur janë të mirë, të ndihmojnë që të arrish shumë gjëra”, tregon Brooke.

Pjesën më të madhe të “babushave” i takon në klubet ku performon striptizë dhe janë rreth moshës 40 vjeç. Ata i bëjnë dhurata të ndryshme ku përfshihen pushime, parfume e veshje, pa seks në këmbim.